
Bordi i Transparencës ka vendosur ta ulë çmimin e naftës në vlerën e 237 lekëve për litër.
Kurse për shitjen me shumicë, jo më shumë se 225 lekë për litër.
Një ditë më parë, bordi mori vendimin për të çuar çmimin e naftës në nivelin e mëparshëm me vlerë 239 lekë për litër.
Sakaq, çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë do të jetë jo më shumë se 196 lekë për litër, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 184 lekë për litër.
Nga ana tjetër, çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, do të jetë 78 lekë për litër me pakicë dhe i shitjes me shumicë 66 lekë për litër për automjetet.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 1 shtator ora 18:00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
Bordi ka njoftuar po ashtu se është përmbajtur me përpikëri në vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatoreve.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
“Autonomi dhe Federalizim” – Shqetësimet e Opozitës për draft-statutin e Asociacionit
-
BE-ja mirëpret dakordimin mes KEDS-it dhe “Elektroseverit”: Të zbatohen edhe marrëveshjet tjera
-
SHBA anashkalon rishikimin e Kongresit për shitjen urgjente të predhave të tankeve në Izrael
-
Partia Demokratike i jep mbështetje të pakushtëzuar SPAK-ut, thotë Basha