![](https://albanianpost.com/wp-content/uploads/2023/08/banka.jpeg)
Treguesi i besimit ekonomik të Shqipërisë u ul me 6.5 pikë përqindje (pp) në 112.4 në korrik, pas përmirësimit me 0.8 pikë përqindjeje në qershor, tha të martën banka qendrore, raporton SeeNews.
Rënia e besimit në sektorët e industrisë, ndërtimit dhe shërbimeve kontribuoi në prirjen rënëse të treguesit të ndjenjës ekonomike, tha Banka e Shqipërisë në një vrojtim mujor të besimit të biznesit dhe konsumatorëve.
Treguesi i besimit të industrisë ra me 4.4 pp në korrik, duke qëndruar 14.3 pp mbi mesataren e tij historike.
Sa i takon treguesit të ndërtimit, ai u rrit me 12.1 pikë përqindjeje, duke dalë 24 pikë përqindjeje mbi mesataren historike.
Ndërsa, treguesi i besimit të shërbimeve u ul me 10.4 pikë përqindjeje në korrik duke qëndruar mbi mesataren historike me 16.4 pikë përqindjeje.
Sipas Bankës së Shqipërisë, treguesi i besimit tregtar u rrit me 1.6 pp për të dalë 15.6 pp mbi mesataren e tij historike.
Vrojtimi mujor ravijëzoi në përmbyllje se treguesi i besimit të konsumatorit ra me 1.9 pikë përqindjeje.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Sekuestrohen 7 tonë kafe kontrabandë në Tiranë – 1 shtetas në pranga, 5 në kërkim
-
Kreu i ILD-së: Komunikimi diplomatik për drejtësinë, ndihmon procesin integrues të vendit në BE
-
Pakti PS-PD për reformën zgjedhore kalon sot në filtrin e Kuvendit
-
1.9 milionë turistë kanë hyrë vetëm në muajin qershor në Shqipëri
Lajmet kryesore
-
Pakti PS-PD për reformën zgjedhore kalon sot në filtrin e Kuvendit
-
Kreu i ILD-së: Komunikimi diplomatik për drejtësinë, ndihmon procesin integrues të vendit në BE
-
Shefi i ri i ushtrisë britanike: Le të përgatitemi për një luftë botërore brenda tre viteve
-
KFOR-i angazhohet në shuarjen e zjarreve në Kosovë e Shqipëri