Shqipëria

Ulet fasha e vaksinimit për grup-moshën 50 vjeç


Nga e hëna e 21 qershorit është ulur fasha e vaksinimit për shqiptarët në 50 vjec.

“Sot do të hapim fashën e grup moshës 50- 59, duke filluar nga grup-mosha me e lartë. Ky organizimi po bëhet nga mjeku i familjes”, tha ministrja e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, gjatë vizitës në qendrat e vaksinimit të përqendruar në Sheshin Skënderbej.

Pra të gjithë qytetarët që i përkasin kësaj grup-moshe, tani do të kenë mundësinë të marrin vaksinën anti-covid që kanë ardhur nga kontratat e siguruar nga qeveria Shqiptare.

“Duhet përshpejtuar ritmi dhe të organizohet puna me grupet shëndetësore që të sjellin grupet e caktuara për të mos pritur shumë”, tha ministrja.

Metoda e sigurimit të vaksinës për këtë grup-moshë duke iu drejtuar mjekut të familjes ose me anë të aplikimit në portalin e-Albania.

Zgjerimi i grup-moshës ka ardhur pasi qeveria ka siguruar dhe 100 mijë doza të tjera të vaksinës Coronavac.

Mbërritjen e dozave të vaksinës së Coronavac-ut, e ka njoftuar një ditë më parë dhe ministrja e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, gjatë hapjes së Qendrës Shëndetësore në Kavajë.

“Do të jenë 100 mijë vaksina të Coronavac-ut dhe 11 mijë e 700 doza të vaksinave Pfizer”, ka thënë ajo duke theksuar se ardhja e këtyre vaksinave do të sjellë dhe zgjerimin e fashës së grup-moshave, duke e ulur në 50 vjeç.

Gjatë fundjavës së tretë të qershorit, në Shqipëri kanë mbërritur dozat e siguruar nga kontratat me kompaninë Coronavac.

Kështu Shqipëria ka tejkaluar shifrën prej 1 milion sasi vaksinash, të mbërritur në vend.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore