Shqipëria

Ulen rastet e reja me COVID-19 në Shqipëri


Gjatë 24 orëve të fundit, në Shqipëri janë regjistruar pesë humbje jete nga coronavirus-i, dhe kanë rezultuar pozitivë 516 persona.

Në Spitalin Infektiv janë duke marrë trajtim spitalor të specializuar 157 pacientë, ku 23 prej tyre janë në gjendje të rënduar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 597 pacientë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 187 mijë e 506 që nga fillimi i epidemisë.

Kanë humbur jetën, që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri, 3 mijë e 68 qytetarë. Janë kryer mbi 1.38 milionë testime totale dhe 2 mijë e 761 ditore.

Aktualisht janë 7 mijë e 718 raste aktive me COVID-19 në të gjithë vendin.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u ka bёrё apel qytetarëve për t’u vaksinuar, me qendrat shëndetësore dhe pikat e vaksinimit që po ofrojnë shërbimin kudo në vend.

Tashmë ka nisur dhe procesi i vaksinimit për fëmijët mbi 12 vjeç. Si, dhe marrja e dozës së tretë për personat mbi 60 vjeç dhe bluzat e bardha.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore