
Si pasojë e lajmërimit për temperatura shumë të ulëta në gjithë Shqipërinë, përfshi edhe kryeqytetin, një njoftim i Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë, ka ardhur, duke i bërë me dije qytetarët se përgjegjës për mbrojtjen e tubacioneve të ujit në banesat e tyre janë ata vetë.
Thirrja ka shkuar për qytetarët, që të marrin masa parandaluese, që të mos ketë dëmtime të rrjetit. Këtu bëhet fjalë jo vetëm për tubacionet, por edhe për ujëmatësit.
“Lutemi të tregoni kujdes për tubacionet/ instalimet brenda pronës tuaj, përfshirë këtu edhe ujëmatësit”, shkruhet në njoftim.
Sakaq, sërish ka ardhur një rikujtesë për qytetarët, se ata vetë, duhet të përgjigjen për mbrojtjen e tubave të ujit.
Mbi të gjitha, personat të cilët jetojnë në katet përdhese, ku ka tubacione shumë të ekspozuara me mjedisin e jashtëm.
Në dispozicion është vënë edhe një numër i gjelbër, për çdo rast avarie, si dhe është garantuar se inxhinierët e specialistët do të jenë në terren dhe gatishmëri për zgjidhjen e problemeve.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Pas sekretares së MSH-së, arrestohen edhe inxhinieri dhe administratori i firmës që fituan tenderin ilegalisht
-
Nuk ndalet aksioni anti-kanabis në Shqipëri, tjetër serë gjendet në Malësinë e Madhe
-
Për herë të parë, Shqipërinë do ta vizitojë një president i Estonisë
-
Qeveria arriti ta zbusë ndikimin negativ të krizave të fundit, sipas Ibrahmajt
Lajmet kryesore
-
Shefi i KFOR kritikon Kurtin: Prej dy vitesh vetëm hapa pas, boll më me veprime të njëanshme
-
Pas sekretares së MSH-së, arrestohen edhe inxhinieri dhe administratori i firmës që fituan tenderin ilegalisht
-
Hakan Fidan – Top diplomati i ri turk i lidhur me Shqipërinë dhe ish-shef i spiunazhit, që rregulloi raportet me Izraelit
-
Kosova kërkon nga Mali i Zi që t’i lejojë fëmijët ta kalojnë kufirin me certifikatë të lindjes