Lajme

Ukraina thotë se ka ndaluar komplotin rus ndaj dy zyrtarëve të mbrojtjes


Shërbimi i sigurisë së brendshme të Ukrainës (SBU) ka arrestuar dy persona që dyshohet se punonin për shërbimet e inteligjencës ruse.

Këta të fundit, po planifikonin të vrisnin ministrin e mbrojtjes të Ukrainës dhe kreun e agjencisë së inteligjencës ushtarake ukrainase.

Lajmi u bë i ditur nga botimi britanik “The Guardian”.

Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës prishi komplotin e pretenduar nga agjencia ruse e inteligjencës ushtarake GRU për të përdorur një grup sabotazhi.

Kjo, për të kryer tre vrasje, përfshirë atë të një aktivisti të shquar ukrainas, tha agjencia në një deklaratë të hënën.

Pohimet nuk mund të verifikoheshin në mënyrë të pavarur nga agjencia “Reuters”.

Nuk pati asnjë reagim të menjëhershëm ndaj deklaratës së Ukrainës nga Moska apo media shtetërore ruse.

Të dyshuarve, njëri banor i rajonit lindor të Luhansk-ut të mbajtur nga separatistët e mbështetur nga Rusia dhe tjetri banor i kryeqytetit të Ukrainës, Kiev-it, u premtuan deri në 150 mijë dollarë nga autoritetet ruse për vrasjen e secilit prej objektivave të tyre, tha SBU-ja.

Burri nga rajoni i Luhansk-ut hyri në Ukrainë nga Bjellorusia dhe u arrestua në qytetin Kovel në veri-perëndim të Ukrainës së bashku me banorin e Kiev-it, thuhet në deklaratë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore