Shqipëria

Ukraina pushtohet në shkurt? – Shkurov mbetet mbështetës i punës diplomatike


Ambasadori i Ukrainës, Volodymyr Shkurov, deklaroi për Albanian Post se përtej skenareve të mundshme të pushtimit rus, ai mbetet mbështetës i punës diplomatike.

“Jemi në dijeni për këtë, dhe ne e dimë së po përgatitet vizita e Presidentit të Federatës Ruse në Kinë”, sqaroi ai fillimisht të intervistës ekskluzive.

Fokusi kryesor, sipas tij, është tek puna diplomatike, jo vetëm i diplomatëve ukrainas, por edhe të BE-së dhe NATO-s.

Ambasadori tregoi se autoritetet janë të gatshëm për agresion, por shpreson që një agresion i tillë mos të ndodhë.

“Siç kam thënë edhe më parë, nëse do të arrihet me përpjekjet të përbashkëta, të kalohet ky problemi mbi tavolinën e bisedimeve, atëherë, pavarësisht sa të gjata mund të jenë, kjo do të jetë më mirë se sa një konfrontim ushtarak”, tha në vijim Shkurov.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore