Lajme

Ukraina mbyll tre aeroporte dhe mbush pistat me traktorë


Aeroportet ndërkombëtare të Kharkiv-it, Dnipro-s dhe Zaporozhye-s janë të mbyllura për marrjen dhe nisjen e fluturimeve.

Kjo, nga ora 20:35 e datës 23 shkurt deri në orën 08:35 të datës 24 shkurt, me orën e Kiev-it.

Lajmi bëhet i ditur nga një prej mediave me influencuese në Ukrainë “Dzerkalo Tyzhnia” (Pasqyra e Përjavshme).

Sipas informacioneve të medias ukrainase, pistat janë të bllokuara me traktorë për të parandaluar një ulje të mundshme të avionëve armiq me trupa.

Gjithashtu, aeroporti në Kherson po përgatitet për mbyllje.

Sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes Oleksiy Danilov tha se Ukraina nuk planifikon të mbyllë qiellin për aviacionin civil.

Udhëheqësit perëndimorë thanë të mërkurën se Rusia duket se po lëviz më shumë trupa në Ukrainën lindore dhe Pentagoni paralajmëroi se trupat ruse “mund të sulmojnë në çdo kohë”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore