Ukraina e përshkruan gatishmërinë e Hungarisë për të paguar gazin rus në rubla si një “akt jomiqësor”
Ministria e Jashtme e Ukrainës ka thënë këtë mëngjes se e konsideron si “akt jomiqësor” gatishmërinë e Hungarisë për të paguar gazin rus në rubla.
Ukraina tha gjithashtu se qëndrimi i Hungarisë mbi akuzat për mizoritë ruse forcon ndjenjën e mosndëshkimit të Rusisë dhe inkurajon këtë të fundit “të kryejë mizori të reja kundër ukrainasve”.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Ukrainës, Oleg Nikolenko tha se “nëse Hungaria dëshiron vërtet të ndihmojë në përfundimin e luftës duhet të ndaloni shkatërrimin e unitetit në BE, mbështesni sanksionet e reja anti-ruse, ofroni ndihmë ushtarake për Ukrainën dhe mos krijoni burime shtesë financimi për makinën ushtarake të Rusisë”.
Ai theksoi se nuk është kurrë vonë për të hyrë në anën e duhur të historisë.
Nga ana e tyre, ministri i Jashtëm i Hungarisë, Péter Szijjártó, ka konfirmuar se karburanti për termocentralet bërthamore të Hungarisë ka mbërritur nga ajri nga Rusia. Sulmi rus në Ukrainë i ka bërë të pamundura dërgesat me hekurudhë.
Ai ka ritheksuar se Hungaria nuk i mbështet propozimet për sanksione evropiane për energjinë kundër Rusisë. Gjithashtu shtoi se vendosja e çdo sanksioni mbi aktivitetet që lidhen me energjinë bërthamore do të ishte gjithashtu një “vijë e kuqe” për Hungarinë.
Ka pasur një tension në rritje mes Hungarisë dhe Ukrainës ditët e fundit.
Viktor Orbán e përshkroi presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky si një nga armiqtë që ai “e mbifuqizoi” me fitoren e tij zgjedhore në fundjavë. Nga ana e tij, Zelensky tha se Orbán ishte i frikësuar nga Moska dhe duhej të zgjidhte midis Rusisë dhe “botës tjetër”.
Të dy vendet ndajnë rreth 135 km (85 milje) kufi, afërsisht duke ndjekur lumin Tiza në perëndim të Ukrainës.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Aksionet e Boeing rriten pas marrëveshjes paraprake që mund të shmangë grevën
-
“Mallkimi” i Drake vijon, humbet 210 mijë dollarë me Sinner
-
“Unë jam policia, unë jam ushtria”: Sundimi i kolonëve të listës së zezë në Bregun Perëndimor
-
Mesazhi i Kurtit pas fitores ndaj Qipros: Nga një gol për secilin gol të pranuar kundër Rumanisë, një më shumë për ata që besuan
Lajmet kryesore
-
Kolegji Zgjedhor ‘rrëzon’ opozitën, Tavos i hapet rruga e betimit
-
Arrest shtëpie për kryebashkiakun e Tropojës dhe zv.kryetarin, SPAK: Shkelën ligjin për ndërtimin e 2 rrugëve
-
Hapa të kujdesshëm nga Kievi dhe Moska për planin e paqes të Scholz, por kancelari kritikohet brenda vendit
-
Zgjedhjet në SHBA | Ben-Meir: Harrisi s’do të ndryshojë qasjen rreth dialogut – Trumpi do të ndikohet nga pikëpamjet e Putinit