Lajme

Ukraina do të prodhojë armë së bashku me SHBA-të, sipas Zelensky-it


Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se Ukraina do të prodhojë armë së bashku me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke përfshirë sistemet e mbrojtjes ajrore, transmeton Unian.

“Ne do të punojmë së bashku në mënyrë që Ukraina të prodhojë armët e nevojshme së bashku me Amerikën. Ky është një nivel i ri i unitetit tonë. Bashkëprodhimi në industrinë e mbrojtjes me Shtetet e Bashkuara është një gjë historike”, tha Zelensky në një video-mesazh, duke folur për rezultatet e vizitës së tij në SHBA, raporton Unian.

Sipas tij, bashkëpunimi do të jetë në gjendje t’i sigurojë Ukrainës një bazë të re industriale dhe vende të reja pune.

Gjatë vizitës së tij në Washington, Zelensky u takua me presidentin amerikan Joe Biden, përfaqësues të Kongresit dhe Senatit dhe Shtetet e Bashkuara njoftuan detajet e një pakete të re të ndihmës ushtarake për Ukrainën prej 325 milionë dollarësh.

Kjo paketë përfshin, ndër të tjera, municione thërrmuese, armë antitank dhe raketa për sistemet e mbrojtjes ajrore HIMARS, tha administrata amerikane.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore