Ukraina dhe Rusia janë gati për bisedime në Turqi, thotë zyrtari turk

SHFLETO
albanianpost
08.04.2022 15:38
Loading Icons...

Ukraina dhe Rusia janë gati të vazhdojnë negociatat, megjithëse imazhet e trupave të gjetur në qytetin ukrainas të Bucha-s pas pushtimit ushtarak rus e kanë ndalur procesin.

Lajmin e bën të ditur një zyrtar turk për “Alarabiya News”.

“Si Rusia dhe Ukraina janë të gatshme të zhvillojnë bisedime në Turqi, por ata janë larg arritjes së një teksti të përbashkët”, zbuloi zyrtari në kushte anonimiteti.

Sipas tij, ka “disa çështje të pazgjidhura”, përfshirë statusin e Donbas-it dhe Krimesë, si dhe garancitë e sigurisë.

Ai shtoi se data e raundit të ardhshëm të bisedimeve nuk është caktuar.

Turqia, e cila zhvilloi bisedime midis negociatorëve rusë dhe ukrainas javën e kaluar, po ndërmjetëson për t’i dhënë fund konfliktit.

Rusia ka akuzuar negociatorët ukrainas për ndryshimin e kërkesave pas bisedimeve në Stamboll, duke argumentuar se Kievi nuk ka interes për t’i dhënë fund armiqësive.

Nga ana tjetër, Ukraina i bëri thirrje Rusisë që të demonstrojë gatishmërinë e saj për dialog duke reduktuar “armiqësitë”.