Bota

Ukraina akuzon Rusinë, çështje kibernetike


Ukraina ka akuzuar një rrjet rus të internetit për sulme masive në faqen e internetit të mbrojtjes dhe sigurisë së Ukrainës.

Agjensia e lajmeve, Reuters, nuk ka dhënë shumë detaje lidhur me dëmin që mund të ketë pasuar apo se kush ka qenë i fshehur pas tij.

Akuza e ardhur nga Kyiv-i ka qenë e drejtuar për Moskën me arsyetimin se ka orkestruar sulmet e mëdha kibernetike si pjesë të një “lufte hibride” kundër Ukrainës. Mirëpo, Rusia e ka mohuar një gjë të tillë.

Sipas Reuters, nga deklarata e Këshillit të Mbrojtjes dhe Sigurisë Kombëtare të Ukrainës nuk identifikohet se kush fshihet pas organizimit të sulmeve. Gjithashtu nuk jepen detaje lidhur me efektin që mund të kenë pasur këto sulme në sigurinë kibernetike.

Pretendohet se sulmet kanë nisur më datë 18 shkurt dhe kanë qenë kundër faqeve të internetit të Shërbimit të Sigurisë, vetë Këshillit dhe disa institucioneve të tjera shtetërore.

“U zbulua se adresat që i përkisnin rrjeteve të caktuara të trafikut rus ishin burim i këtyre sulmeve të kordinuara”, ka deklaruar Këshilli.

Ai shtoi se sulmet u përpoqën të infektojnë serverat e dobët të qeverisë në internet me një virus. Ky virus i përfshiu faqet në një botnet për sulme të shpërndara të mohimit të shërbimit (DDOS) ndaj burimeve të tjera.

“Një sulm DDOS është një sulm kibernetik në të cilin hacker-at përpiqen të përmbytin një rrjet me vëllime jashtëzakonisht të larta të trafikut të të dhënave në mënyrë që ta paralizojnë atë”, shpjegon Reuters.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore