Uji në shishe, më i dëmshëm për mjedisin se ai i rubinetit

SHFLETO
Marinela Foti
05.08.2021 22:30
Loading Icons...

Shkencëtarët nё Spanjё kanё zbuluar se uji në shishe ёshtё 3 mijё e 500 herё me ndikim më të lartë në burimet natyrore se uji i rubinetit.

Gjithashtu studiuesit zbuluan se ndikimi i tij në ekosisteme është po ashtu 1 mijё e 400 herë më i lartë, se ai i ujit të rubinetit.

Hulumtimi i pari i këtij lloji u zhvillua në Barcelonë dhe shqyrtoi ndikimin e ujit në shishe në Barcelonë, i cili vitet e fundit po bëhet gjithnjë e më popullor në vend, pavarësisht përmirësimeve të cilësisë së ujit të rubinetit.

Studimi u udhëhoq nga Instituti i Barcelonës për Shëndetin Global (ISGlobal) dhe zbuloi se, nëse popullsia e qytetit do të pinte ujë në shishe, do të rezultonte në një kosto 3 mijё e 500 herë më të lartë të nxjerrjes së burimeve, krahasuar me ujin e çezmës, kostot e tё cilit kapin vlerën e 83.9 milionё dollarëve në vit.

Procesi i trajtimit të ujit të pijshëm gjeneron nivele të ulëta të trihalomethanes (THM), të cilat janë shoqëruar me një rrezik më të lartë të kancerit të fshikëzës.

Nivelet e THM në ujin e pijshëm janë të rregulluara tashmë në Bashkimin Evropian.

Autorja kryesore e studimit, studiuesja e ISGlobal Cristina Villanueva, tha se arsyet shëndetësore nuk justifikojnë përdorimin e gjerë të ujit në shishe.

Duke folur rreptësishtë, pirja e ujit të rubinetit është më e keqe për shëndetin lokal, por kur i peshoni të dyja, ajo që fitoni nga pirja e ujit në shishe është minimale.

Ёshtë shumë e qartë se ndikimet mjedisore të ujit në shishe janë më të larta në krahasim me ujin e rubinetit.

Në SHBA, nevojiten 17 milionë fuçi naftë për të prodhuar plastikën, për të plotësuar kërkesën vjetore të ujit në shishe.

Për më tepër, uji në shishe në Mbretërinë e Bashkuar është të paktën 500 herë më i shtrenjtë se uji i rubinetit.

“Mendoj se ky studim mund të ndihmojë në uljen e konsumit të ujit në shishe, por gjithsesi kemi nevojë për politika më aktive për ta ndryshuar atë”, tha Villanueva pёr “The Guardian”.

Për shembull, sipas Villanueva në Barcelonë, mund të duhen më shumë fushata edukimi për ta vetëdijesuar publikun, se përfitimet shëndetësore të ujit në shishe janë të vogla krahasuar me ndikimet mjedisore.

Kjo përfshin përmirësimin e aksesit të ujit në shatërvanë, apo ambiente publike ku njerëzit mund të mbushin shishet e tyre.

“Njerëzit i besojnë ujit në shishe sepse reklamuesit kanë bërë një punë të mirë për t’i bindur se është një opsion i mirë, kështu që na mbetet tё pёrpiqemi sa mё shumё pёr bindjen në opsionin tjetёr”, u shpreh Villanueva.