Boks

UFC: Lewis plandos Blaydes


Derrick Lewis befason publikun me një tjetër nokaut. Kësaj rradhe kundër favoritit Curtis Blaydes [14 – 3 – 0], ndërsa e plandosi mbi kanavacën e oktagonit të Kampionatit Kulmor të Luftimit (Ultimate Fighting Championship/UFC).

Veçantia e këtij nokauti ishte momenti në të cilin u nis: nga fillimi i ndeshjes deri në fund, Lewis i është stepur uzurpimit territorial, si dhe presionit të vazhdueshëm të Blaydes. Blaydes kishte gjithë vëmendjen e ekspertëve duke qenë se është gjashtë vite më i ri se Lewis, si dhe premton më shumë për UFC-n por, Lewis nënshkroi përsëri prezencën e tij si kërcënimi fillestar i kategorisë së peshave të rënda dhe i rikujtoi gjithësecilit rrezikshmërinë e tij natyrale.

Blaydes shënoi 28 goditje përkundër shtatë goditjeve të Lewis, mirëpo vetëm një uppercut mjaftoi për ta rrëzuar Blaydes-in pikërisht në raundin e dytë dhe në formë krejtsisht të befasishme.

Derrick Lewis ngjitet në kuotën 25 fitore, prej të cilave 20 me nokaut, shtatë humbje dhe zero barazime.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore