
Organi më i lartë i futbollit në Evropë, UEFA, ka zgjedhur bankën amerikane të investimeve “Citigroup” për të marrë kredi prej 7 miliardë eurosh, raporton “Financial Times”.
Të ardhura të cilat do u ndahen klubeve evropiane. Të enjten në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s do të paraqitet edhe paketa e financimit.
Shoqata Evropiane e Futbollit ka vlerësuar se klubet evropiane kanë humbur rreth 9 miliardë euro të ardhura për shkak të pandemisë së COVID-19.
Krijimi i një fondi lehtësimi për klubet mund t’u sigurojë klubeve likuiditetin e nevojshëm për të përballuar ndërprerjet e mëtejshme.
“Citigroup” arriti të fitonte përballjen me bankat rivale si “Goldman Sachs”, “Macquarie” dhe “Apollo”.
Forma përfundimtare e paketës së financimit mbetet për t’u parë, por ajo mund të fillojë me një fond prej rreth 2 miliardë euro, përpara se të zgjerohet në 6-7 miliardë euro me kalimin e kohës.
Bankierët thonë se propozimi i UEFA-s nuk përfshin nënshkrimin e aksioneve ose një pjesë të të ardhurave të saj nga radio dhe televizion.
Në vend të kësaj, projekti përfshin një borxh, i cili do të sigurohet nga të drejtat e transmetimit të organit drejtues për garat e klubeve.
Vetëm klubet që luajnë në Champions League, Europa League, Conference League, si dhe kompeticione të tjera të UEFA-s kanë të drejtë të aplikojnë në këtë program.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
“Gjykim skandaloz dhe puro politik” – Mërzia për dënimin e shokëve në zyrat e OVL të UÇK-së
-
Rama u përgjigjet kritikëve të Ballkanit të Hapur: Kjo nismë nxit paqen dhe është e ardhmja
-
Italia merr drejtimin e njësisë së re luftarake në Bullgari, pjesëmarrëse edhe trupa nga Shqipëria
-
Çfarë tha e çfarë nuk tha Gjukanoviç në ditën e parë të vizitës në Kosovë?