Sport

UEFA ‘dënon fuqishëm’ tifozët e Legias pas trazirave në Angli


Tifozët e Legia Varshavës janë dënuar nga shefat e futbollit evropian pasi një natë dhune shkatërroi takimin e tyre në Europa Conference League me Aston Villa-n.

Policia e West Midlands tha se ishin “46 persona në paraburgim pas dhunës së mbrëmshme me tifozët e jashtëm” dhe se oficerët kishin përjetuar “90 minuta dhunë të vazhdueshme” që la katër të plagosur.

Në një deklaratë të UEFA-s thuhej: “UEFA dënon fuqishëm dhunën e papranueshme që ndodhi para ndeshjes Aston Villa kundër Legia Varshavës. UEFA është në proces të mbledhjes së të gjitha raporteve zyrtare nga ndeshja përpara se të vendosë për hapat e mundshëm të ardhshëm”.

Zyrtarët e Legia-s ishin të mërzitur me Aston Villa-n për reduktimin e biletave për tifozët e tyre në rreth 1,000. Villa u përgjigj se vendimi ishte marrë “me këshillën e autoriteteve të sigurisë si rezultat i trazirave të mëparshme në shkallë të gjerë të shkaktuar nga tifozët e Legia-s muajin e kaluar në AZ Alkmaar”.

UEFA tani po mendon dënimet e mundshme. Ndërsa ata nuk kanë fuqinë për të ndëshkuar klubet për incidente në qendër të qytetit, organi drejtues i futbollit evropian mund të veprojë nëse këto ndodhin brenda stadiumit ose shumë afër.

Liverpooli u gjobit me 17,600 paund për sulmin në autobusin e skuadrës së Manchester City-t teksa po shkonte për në “Anfield” përpara një çerekfinaleje të Champions League në prill 2018.

Të enjten në mbrëmje, disa tifozë të Legias kishin hyrë me forcë në “Villa Park” pasi Policia e West Midlands postoi në mediat sociale se nuk po lejonte asnjë tifoz polak brenda stadiumit.

Forca shkroi në Twitter: “Aktualisht nuk jemi në gjendje të lejojmë tifozët e huaj në ‘Villa Park’ pas trazirave jashtë stadiumit që kanë parë flakë të hedhura ndaj oficerëve”.

“Tre oficerë tashmë janë plagosur dhe një operacion i rëndësishëm policie vazhdon. Ju lutemi shmangni Witton Lane ku është e mundur”, vijonte njoftimi.

Dhuna në West Midlands vjen pasi mbështetësit e Legia-s u përfshinë në telashe të ngjashme në një ndeshje të mëparshme jashtë fushe të Conference League në AZ Alkmaar.

Trazirat në shkallë të gjerë shkaktuan një numër policësh holandez të plagosur. Ndërkohë, dy lojtarë të Legia-s u arrestuan pas fitores 1-0 kur u përfshinë në përplasjen e tifozëve me policinë.

Kjo bëri që UEFA të ndalonte tifozët e Legia-s të udhëtonin në Mostar për ndeshjen e tyre kundër skuadrës boshnjake HSK Zrinjski.

Huliganët polakë i vënë flakën një polici anglez dhe plagosin tre të tjerë

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore