Sport

UEFA cakton gjyqtarin për finalen e Ligës së Evropës mes Sevilla-s dhe Romës


UEFA tashmë e ka caktuar gjyqtarin që do ta ndajë drejtësinë në finalen e këtij edicioni në Ligën e Evropës mes Sevilla-s dhe Romës.

Anglezi, Anthony Taylor, do të jetë arbitri që do të gjykojë këtë finale të madhe që do të zhvillohet në “Puskas Arena” të Budapestit të mërkurën më 31 maj në orën 21:00.

44-vjeçari anglez ka drejtuar gjashtë ndeshje në Ligën e Kampionëve dhe një ndeshje të UEFA Europa League këtë sezon, duke përfshirë sfidën e parë gjysmëfinale midis Romës dhe Feyenoord-it.

Taylor gjithashtu ndau drejtësinë ehde Superkupën e UEFA-s të vitit 2020 që u zhvillua në të njëjtin stadium mes Bayern Munich dhe Sevilla si dhe finalen e Ligës së Kombeve të UEFA-s 2021 mes Spanjës dhe Francës.

Pra, Taylor është një nga arbitrat më të mirë në Evropë momentalisht dhe UEFA ia ka besuar drejtësinë në një ndeshje të nivelit kaq të lartë, siç është finalja e Ligës së Evropës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore