Përballje

Udinese fiton dhe ngjitet në krye të Serie A, zhgënjen Inter-i


Ndeshja e parë e së dielës në Serie A, mes Udinese-s dhe Inter-it përfundoi befasisht me fitoren e këtyre të parëve me rezultat 3:1.

Dueli ishte i baraspeshuar dhe me shumë mundësi për të dy skuadrat.

Ndeshja filloi shumë mirë për Inter-in, të cilët shënuan në minutën e pestë me anë të Nicolo Barella-s.

Më pas, në minutën e 22-të, Udinese barazuan rezultatin, pasi Milan Skriniar shënoi autogol.

Pjesa e parë përfundoi me barazim, dhe nuk pritej që 45 minutat e mbetura, të shënoheshin dy gola të tjerë nga vendasit.

Në momentet e fundit të ndeshjes, në minutën e 84-të, u shënua goli i epërsisë me anë të Bijol, dhe në minutën e tretë të shtesës, Arslan shënoi golin e sigurisë për Udinese-n.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore