Përballje

UCL/ Chelsea e mbyll me epërsi minimale pjesën e parë ndaj Dortmund-it, Benfica me një këmbë në çerekfinale


Ka përfunduar pjesa e parë e dy ndeshjeve të kthimit të fazës së 1/8-ve të finales në Ligën e Kampionëve.

Skuadra e Chelsea-t është duke fituar me rezultat 1:0 ndaj Borussia Dortmund-it në takimi që është duke u zhvilluar në “Stamford Bridge” të Londrës.

Golin e epërsisë e ka shënuar Raheem Sterling në minutën e 43-të.

Kujtojmë që takimi i parë në Gjermani ka përfunduar me rezultat 1:0 në favor të Dortmund-it. Pra, ky rezultat e dërgon ndeshjen në vazhdime

Ndërkohë, ndeshjen tjetër të mbrëmjes, Benfica është duke e fituar me rezultat 2:0 ndaj belgëve të Blub Brugge.

Golat për portugezët i kanë shënuar Rafa Silva dhe Goncalo Ramos.

Ndeshjen e parë në Belgjikë e ka fituar Benfica me shifrat 0:2, kështu që dilema e kualifikuesit tashmë thuajse është mbyllur.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore