Lajme

U shpall i “padëshirueshëm”, Zv\kryeministri i Malit të Zi: Është vendim politik


Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Aleksa Beçiç, pasi është shpallur person i padëshirueshëm nga Kroacia, ka thënë se vendimi i shtetit kroat ndaj tij ishte politik.

“Padyshim që nuk ka kritere. Ka politik si më parë në vendimet e disa fqinjëve të tjerë. Kur demokratët votuan para disa vitesh Rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë, atëherë Serbia na futi në listën e ‘kuqe’, domethënë ne ngacmoheshin me orë të tëra sa herë kalonim kufirin për më shumë se një vit”, tha Beçiç për mediat malazeze.

“Të gjithë le të vlerësojnë se ku qëndrojnë vlerat dhe modelet e veprimit demokratik dhe evropian, dhe ne do të vazhdojmë të avokojmë fuqishëm për një Mal të Zi të fortë civil, pa krim dhe korrupsion, të fuqizuar ekonomikisht, një Mal të Zi që dëshiron marrëdhënie të mira me të gjithë, një Mal të Zi që është një anëtar i besueshëm i NATO-s dhe, Mali i Zi, i cili është fuqishëm në rrugën pro-perëndimore”, shtoi.

Pos Beçiç-it, persona të padëshirueshëm në Kroaci janë shpallur Kryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Andirja Mandiç dhe deputeti i kuvendit malazez, Milan Knezheviç

Ministria e Punëve të Jashtme e Kroacisë ka njoftuar Malin e Zi përmes një note drejtuar ambasadës së Malit të Zi në Zagreb se këta persona janë shpallur të padëshirueshëm për shkak të veprimeve sistematike për prishjen e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë me Kroacinë dhe abuzimit të vazhdueshëm të Kroacisë për qëllime të brendshme politike.

Knezheviç dhe Mandiç janë të njohur për politikat e tyre pro ruso-serbe. Madje, Kryetari i Kuvendit malazez, më herët – ende s’është distancuar – Vladimir Putinin e Rusisë e kishte konsideruar si president të tij.

Këta dy liderë, por edhe Beçiç, janë pjesë e koalicionit qeverisës në Mal të Zi, që udhëhiqet nga lideri i Lëvizjes “Evropa Tani”, njëherit kryeministri malazez, Milojko Spajiç.

Kroacia shpall persona “të padëshirueshëm” Kryetarin e Kuvendit, Zvkryeministrin dhe një deputet të Malit të Zi

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore