U plagos pasi ndërhyri për shuarjen e një konflikti, në gjendje kritike një polic 28-vjeçar
Vitjon Nina
16.08.2023 9:12Loading Icons...
Një efektiv i Policisë, i cili ka ndërhyrë në një konflikt në Himarë për shuarjen e tij, është plagosur rëndë dhe gjendet në situatë kritike për jetën.
Prej orësh ai ndodhet në sallën e operacionit dhe kolegët e tij policë, i janë gjendur pranë duke dhuruar gjak.
Efektivi 28-vjeçar, R.C., është goditur në qafë me një mjet prerës (thikë) kur ka ndërhyrë për shuarjen e konfliktit dhe ka marrë një plagë të rëndë.
Ndaj, ai ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Teksa, Policia ka ndërmarrë një aksion për arrestimin e autorit, i cili duke parë orët e vona dhe mungesën e dritës në zonë, ka arritur të arratiset nga vendi i ngjarjes.