
Vedat Muriqi nuk do të mund ta ndihmojë ekipin e tij, Mallorca-n, në dy ndeshjet e ardhshme.
Kjo pasi që sulmuesi i Kosovës u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen e fundit në La Liga, ku skuadra e tij barazoi në udhëtim te Elche me shifrat 1:1.
Arsyeja e kartonit të kuq të Muriqit ishte pasi ai goditi në fytyrë futbollistin e Elche-s, Pere Milla.
Aunque ayer lo di todo en el campo, me gustaría aportar mucho más a mi equipo. Mis disculpas a todos vosotros, nunca dejaré de luchar y luchar hasta la última gota de sangre por este escudo 🏴☠️ pic.twitter.com/GouDFJUQyp
— Vedat Muriqi (@MuriqiVedat) October 11, 2022
Vendimi për ndëshkimin e sulmuesit nga Prizreni u mor sot nga Federata Spanjolle, derisa lajmi është komunikuar nga faqja zyrtare e klubit të Mallorca-s.
Kështu Muriqi nuk do të luajë në dy ndeshjet e radhës në La Liga: ndaj Sevilla-s në shtëpi dhe në udhëtim te Real Sociedad.
Kujtojmë që sulmuesi kosovar shënoi një gol në këtë ndeshje nga penalltia, derisa humbi një tjetër 11-metërsh në pjesën e parë.
Ky ishte goli i katërt i prizrenasit në këtë edicion në La Liga, derisa Mallorca aktualisht zë vendin e 12-të me nëntë pikë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Qyteti ku çdokush mund të jetë spiun
-
SHBA-të dhe Shqipëria diskutojnë për mbrojtjen – konsultime kryesore dypalëshe në Tiranë
-
Nagorno-Karabakh, shkon në 125 numri i të vdekurve pas shpërthimit të depove të karburantit
-
Kurti: Vuçiçi është i fiksuar me Adem Jasharin – Milan Radojçiçin e projektonte si të tillë