Sport

Tymi mbulon fushën, ndërpritet ndeshja e kampionatit holandez (VIDEO)


Ndeshja e javës së 32-të e kampionatit holandez, Eredivisie, mes Groningen-it dhe Ajax-it u ndërpre përfundimisht.

Tifozët e skuadrës vendase, Groningen-it hodhën mjete piroteknike në fushë ende pa u mbushur 10 minuta lojë.

Futbollistët e Ajax-it ishin duke e ekzekutuar një goditje dënimi, kur fusha u mbulua nga tymi dhe gjyqtari vendosi t’i dërgonte të dyja skuadrat në dhomat e zhveshjes.

Ky reagim i tifozëve erdhi për shkak të pakënaqësive ndaj udhëheqësisë së klubit, nga të cilët klubi po kalon një nga momentet më të vështira në vitet e fundit.

Groningen tashmë edhe matematikisht ka rënë nga elita e futbollit holandez, skuadër kjo që ishte shpesh herë edhe në Evropë.

Një tifoz vrapoi nëpër fushë, po u neutralizua menjëherë nga forcat e sigurisë.

Lojtarët u tërhoqën në dhomat e zhveshjes dhe loja u ndal për 15 minuta. Më pas të dy skuadrat u kthyen në fushë, por loja u ndërpre përsëri pasi një tjetër re e zezë tymi pushtoi fushën.

Kujtojmë që Groningen deri më tani ka grumbulluar vetëm 18 pikë në 31 ndeshje të luajtura.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore