Banka e Italisë ka deklaruar se janë grumbulluar një sërë rregullash eksperimental të bazuar në përmbajtjen e miliona tweet-ve lidhur me sjelljen konsumatore mbi çmimin.
Agjensia e lajmeve, Reuters, bën me dije se studjuesit i kanë gjetur treguesit e tyre në bazë të miliona tweet-eve të cilat ofruan detaje të hollësishme në kohë reale lidhur me inflacionin dhe masat ekzistuese nga zyra kombëtare e statistikave të Italisë.
Reuters shkruan se kjo përpjekje vjen pasi ekonomistët dhe politikbërësit në të gjithë botën, për të matur sjelljen e konsumatorëve teksa inflacioni sfidon objektivat e vendosur nga shumë banka qendrore, shkojnë drejt mediave sociale dhe burimeve të tjera “të pazakonta”.
Lidhur me studimin, autorët shprehen se “rezultatet sugjerojnë që Twitter-i mund të jetë një burim i ri për të hartuar një metodë e cila nxjerr çfarë besohet”. Ata kanë shtuar se kërkimi i cili u përqëndrua në Itali mund të jetë i aplikueshëm edhe në vende të tjera.
Të dhënat e përftuara u përdorën për të ndërtuar dy indekse mbi pritjet lidhur me uljen ose rritjen e inflacionit nëpërmjet matjes së vëllimit ditor të tweet-eve ditore që përmbajnë kombinime fjalësh si “çmim i volitshëm” ose “çmim shumë i lartë”.
Për sa i përket platformës, autorët kanë thënë se Twitter-i ka afërsisht 200 milionë përdorues mujor aktiv në të gjithë botën dhe rreth 10 milionë prej tyre kanë rezultuar të jenë në Itali për vitin 2019.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Gara për superinteligjencën mund të përforcojë më të keqen e natyrës njerëzore
-
Gjykata e BE-së vendos që Google të paguajë 2.4 miliardë euro gjobë
-
Një muzikant në SHBA akuzohet për përdorimin e AI për të fituar të ardhura nga transmetimi
-
Antitrusti amerikan për Nvidia: Kufizime të mundshme në konkurrencë
Lajmet kryesore
-
Pas Starmer, edhe sekretari i Jashtëm britanik e pranon se po shqyrtohet një plan emigrantësh si ai i Italisë me Shqipërinë
-
Arrestohet autori i plagosjes së dyfishtë në Malësi të Madhe, pas aksionit të RENEA-s
-
Sunday Times: SHBA-të nuk e autorizojnë përdorimin e armëve me rreze të gjatë pa dëgjuar “planin e fitores” së Zelenskyt
-
“Shqiptarët e Luginës do refuzojnë detyrimin ushtarak në Serbi”, Mustafi: Sulmi terrorist në Banjë tregoi kush synon agresionin