
Ministria e Mbrojtjes së Turqisë, nëpërmjet një cicërime në llogarinë zyrtare në “Twitter”, njoftoi se një batalion i këmbësorisë turke është nisur në Kosovë për të mbështetur misionin paqeruajtës të NATO-s (KFOR), pas tensioneve në pjesën veriore të Kosovës.
“Pas ngjarjeve që ndodhën në Kosovë, batalioni komando i Komandës sonë të Brigadës së 65-të të Mekanizuar të Këmbësorisë (Lüleburgaz) i caktuar në rajon filloi të dislokimin në Kosovë”, thuhet në postimin e ministrisë turke të Mbrojtjes.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, deklaroi ditë më parë se Aleanca Veri-Atlantike ka vendosur të dislokojë 700 trupa të tjera nga Forca Operacionale për Ballkanin Perëndimor në Kosovë dhe ka vendosur gjithashtu një batalion shtesë të forcave të NATO-s në gatishmëri të lartë.
Ndryshe, tensionet janë kthyer në pjesën veriore të Kosovës – Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok – pas zgjedhjeve lokale të 23 prillit për katër kryetarët e komunave në veri të vendit, të cilat i fituan kandidatët shqiptarë nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës.
Serbët lokalë janë duke protestuar çdo ditë që prej 29 majit në këto komuna të banuara me shumicë serbe, për të kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në objektet komunale. Nga ana tjetër, komuniteti ndërkombëtar ka bërë thirrje të vazhdueshme për marrjen e hapave drejt uljes së tensioneve.
Në veri ende ekziston pak ose aspak rendi publik, udhëheqja nuk gëzon as autoritet, as besnikëri, ndërsa një numër grupesh dhe fraksionesh i kërcënojnë me rezistencë autoritetet kosovare që mundohet të integrojnë komunitetin komunitetin serb dhe të vendosin një rend efektiv.
Kosova’da meydana gelen olaylar sonrası bölgede görevlendirilen 65’inci Mekanize Piyade Tugay Komutanlığımıza (Lüleburgaz) bağlı komando taburu, Kosova’ya intikale başladı.#MillîSavunmaBakanlığı pic.twitter.com/uuCyGs7eV0
— T.C. Millî Savunma Bakanlığı (@tcsavunma) June 4, 2023
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Policia bllokon rrugën e urës së Shkozës, shkak çarja e një tubi gazi në karburant
-
Ish-shefi i ushtrisë serbe relativizon situatën: Qëllimi i Vuçiç-it telefonata me Blinken, për atë e çoi ushtrinë afër kufirit
-
Leja për betimin e Belerit përfundon në Gjykatën e Durrësit
-
“Bisedë e rëndësishme në mes të Sullivan-it dhe Kurtit” – Hovenier: SHBA-të të shqetësuar me dislokimin e ushtrisë serbe pranë kufirit me Kosovën
Lajmet kryesore
-
Shtëpia e Bardhë e shqetësuar me dislokimin e trupave serbe pranë kufirit: Të gatshëm t’ia sigurojmë burimet KFOR-it
-
Leja për betimin e Belerit përfundon në Gjykatën e Durrësit
-
The Times: Trupat britanike në gatishmëri për të ulur tensionet në mes të Kosovës dhe Serbisë
-
Shtetet e Bashkuara i treguan “kufijtë” Serbisë, përmes të gjitha rrugëve diplomatike