Lajme

Turqia në Hagë për padinë kundër Izraelit: Po vret çdo ditë palestinezë të pafajshëm


Turqia ka paraqitur një peticion për të ndërhyrë në emër të Palestinës në gjyqin në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, ku Izraeli po akuzohet për gjenocid për veprimet e tij ushtarake në Gaza.

Kjo pas një ankese të paraqitur nga Afrika e Jugut.

“I inkurajuar nga mosndëshkimi që ka marrë për krimet e tij, Izraeli po vret çdo ditë e më shumë palestinezë të pafajshëm”, tha ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan, duke komentuar vendimin e Ankarasë.

Ai shtoi se “komuniteti ndërkombëtar duhet të bëjë pjesën e tij për të ndaluar gjenocid dhe të ushtrojë presionin e nevojshëm ndaj Izraelit dhe mbështetësve të tij”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore