
Dy turistë holandezë mësohet se janë futur për të notuar në kanionet e lumit Osum, por njërin prej tyre e ka marrë rrjedha.
Referuar të dhënave nga Policia e Shtetit, këtë 8 maj në spitalin e Çorovodës, është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasja holandeze H. (V. A.) C. S., 64 vjeçe.
Ajo ka deklaruar paraprakisht se së bashku me bashkëshortin e saj, shtetasin J. A. S., 68 vjeç, ishin futur për të notuar në kanionet e lumit Osum.
Sakaq, 64-vjeçarja ka mundur të dalë nga lumi, ndërsa bashkëshortin e saj e ka marrë rrjedha e ujit.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar, ato të DVP Berat, si dhe shërbimet zjarrfikëse kanë shkuar menjëherë në kanion dhe po vijojnë kërkimet në lumin Osum.
Në ndihmë të shërbimeve të Policisë Vendore, janë nisur polumbarët e Repartit Special “RENEA”, me qëllim gjetjen e shtetasit J. A. S.
Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Koncesioni në shëndetësi, grupi i Berishës dorëzon kërkesën për ngritjen e komisionit hetimor
-
RENEA blindon Mirditën pas vrasjes në Rrëshen – 3 të plagosur në spital
-
Balla shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të ish-presidentit italian, Napolitano
-
Soreca takon Hasanin, integrimi në BE prioritet kryesor
Lajmet kryesore
-
Policia e Kosovës, për pak ditë, e shpëtoi shtetin dhe Albinin
-
RENEA blindon Mirditën pas vrasjes në Rrëshen – 3 të plagosur në spital
-
Rusia sulmon diplomatikisht Armeninë, gjithë fajin e dështimit të negociatave ia hedh Pashinyan-it
-
Osmani: Afrimi na bindi se flijimi i jetës për atdheun është rilindje, jo vdekje