Udhëtime

Turistët bëjnë foto pranë vullkanit


Disa turistë të cilët po udhëtonin për në Tajlandë, kanë fotografuar pamje të përsosura që del ngfa europsioni i vullkanit.

Fotografitë që i tregojnë turistët shumë pranë llavës janë bërë në Geldingadalur, në gadishullin Reykjanes.

Vullkani Fagradalsfjall ndodhet në afërsi të kryeqytetit të Islandës, Reikjavik, por për shkak të lëvizjes së ngadalshme të llavës, nuk konsiderohet kërcënues për qytetet përreth.

Kjo është hera e parë që pas 800 vitesh në këtë zonë ndodh erupsioni i një vullkani, ndërkohë që vet vullkani Fagradalsfjall ka qenë i qetë për 6.000 vite, e që ka nxitur arritjen e një numri të madh të turistëve, të cilët përkundër pandemisë, ia kanë dalë të arrijnë pranë vendit të erupsionit për të bërë fotografi.

Vetëm në fundjavën që lamë pas, më shumë se 5.000 njerëz e kanë vizituar këtë lokacion.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore