Lajme

Turbulenca të forta në fluturimin e Singapore Airlines, një i vdekur dhe 30 të plagosur


Një avion Boeing 777-300ER i Singapore Airlines bëri një ulje emergjente në Bangkok, Tajlandë, pasi u përball me turbulenca të forta në lartësi të mëdha.

Një person humbi jetën dhe 30 të tjerë u plagosën. Fluturimi u nis nga Londra për në Singapor.

Avioni u nis nga Heathrow të hënën më 20 maj në orën 23:38. Pasi në detin Andaman ndeshet me turbulenca të forta, një nga ato të etiketuara si Cat: është një fenomen i papritur dhe i dhunshëm sepse ndodh në një pjesë pa re dhe për këtë arsye nuk shihet në radarët e motit që gjenden në bord.

Avioni papritur e gjen veten në këtë rrymë ekstreme të ajrit dhe i nënshtrohet dridhjeve të forta, aq sa humbet shpejt rreth 1 mijë e 900 metra lartësi.

Nga hartat e motit në zonë rezulton se në atë moment ka shqetësime të theksuara në zonën përreth.

Paniku zuri vend në bord.

Dhjetëra njerëz – pa rripa sigurie në atë moment – u hodhën nga njëra anë në tjetrën dhe qindra pjesë të kateringut në bord u hodhën gjithashtu në ajër.

Për shkak të situatës, një person humb jetën dhe rreth 30 – por bilanci po përditësohet – janë plagosur.

Në atë moment pilotët vendosën të aktivizojnë sinjalin e urgjencës 7700 dhe të devijojnë avionin në aeroportin e Bangkok, Tajlandë.

Në orën 10.45 të mëngjesit të martën më 21 maj Boeing preku pistën, ku u prit nga disa autoambulanca për ndihmën e parë.

“Ne mund të konfirmojmë se ka të lënduar dhe një viktimë në bordin e avionit tonë”, tha Singapore Airlines në një deklaratë.

“Në bord kishte 211 pasagjerë dhe 18 anëtarë të ekuipazhit. Singapori i shpreh ngushëllimet më të thella familjes së viktimës”.

Kompania ka thënë po ashtu se ka dërguar një ekip mjekësor në Bangkok për të ofruar mbështetje të mëtejshme për të lënduarit.

Singapore Airlines është një nga linjat ajrore më të vlerësuara në botë për shërbimin në bord dhe sigurinë e lidhjeve të saj dhe është vazhdimisht në krye të renditjes së kategorive.

Aksidenti i fundit fatal për transportuesin daton në tetor 2022 kur një prej avionëve u rrëzua menjëherë pas ngritjes në Tajvan.

Sipas bazës së të dhënave të Rrjetit të Sigurisë së Aviacionit, transportuesi ka vetëm 7 aksidente të rënda në mbi 51 vjet shërbim.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore