Jetesë & Stil

Turbani, aksesori i domosdoshëm për plazh


Jemi në pikun e sezonit të verës dhe të gjithë jemi duke pritur pushimet. Të bësh gati garderobën për pushime, nuk është aspak e lehtë kur përceç veshjeve duhet të marrim pafund aksesorë

Një aksesor që nuk duhet t’ju mungojë me vete, është një turban.

Për ato që nuk e njohin si aksesor, turbani është një copë, shall i gjatë i cili lidhet në kokë. Fillimisht ka qenë një aksesor me prejardhje persiane i përdorur kryesisht për meshkujt në Indi e vende të tjera të lindjes.

Kombinimet e paradites

Kombinimet me fustanet e tipit sundresses, fustane të gjatë ose dhe veshje bazike e veçanërisht stilet bohemiane.

Kombinimet e plazhit

Në plazh me kimono ose thjesht me rroba banjo dhe voila’ je goca më In e plazhit. Dua të theksoj që përveç anës estetike, Turbani e mbron flokun nga dielli i nxehtë.

Kombinimet e mbrëmjeve


Nëse darkave do dalësh për të konsumuar një vakt apo dhe coctails, mund ti shtosh veshjes tënde një turban për ta kompletuar atë.

Pra, dhe veshjet më të thjeshta e bazike mund të bëhen shumë Chic me një turban.

Duhet të kemi kujdes në zgjedhjen e materialit, pasi sado të bukura të jenë ato të mëndafshit, kanë tendencë të lëshohen e të rrëshkasin, ndaj personalisht do zgjidhja materialet e pambukta.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore