Lajme

Tunis-i arrin rekordin e 49 gradëve celsius


Të martën e 10 gushtit, një rritje e nxehtësisë në Tunizinë veriore ka shkaktuar temperatura rekord, përfshirë 49 gradë celsius në kryeqytetin Tunis.

Agjencia e lajmeve, “Reuters”, tregon se përpos kësaj, në disa pjesë të vendit temperaturat e larta çuan edhe në ndërprerje të energjisë pasi njerëzit qëndronin në shtëpi duke punuar me ajër të kondicionuar, duke ushtruar presion shtesë në sistemin e energjisë elektrike.

Nga ana tjetër, Instituti Meteorologjik i Tunizisë ka zbuluar se temperatura e mëparshme më e lartë e regjistruar në Tunis ishte 46.8 gradë celsius në vitin 1982. Qytetet veriore të Bizerte dhe Beja gjithashtu duruan temperaturat më të larta të regjistruara ndonjëherë.

Një dittë më parë, të hënën, një panel klimatik i Kombeve të Bashkuara paralajmëroi se ndryshimi i klimës ishte afër daljes jashtë kontrollit dhe se tashmë ishte e sigurt që bota do të përballej me ndërprerje të mëtejshme klimatike për dekada, në mos shekuj, në të ardhmen.

“Reuters” dallon se në rajonin e Mesdheut, temperaturat e larta gjatë javës së kaluar kanë kontribuar në zjarret që kanë përfshirë pjesët e pyllëzuara të Greqisë, Turqisë dhe Algjerisë fqinje të Tunizisë.

Gjithashtu këto zjarre kanë shpërthyer në disa pjesë malore të Tunizisë perëndimore të martën dhe të mërkurën.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore