“Tundet froni” i Abazoviç, Partia e Gjukanoviçit me mocion mosbesim ndaj Qeverisë malazeze

Millo Gjukanoviç dhe Dritan Abazoviç

Dreni Himbeqa
03.08.2022 10:54
Loading Icons...

Marrëveshja bazë ndërmjet Qeverisë së Malit të Zi dhe Kishës Ortodokse Serbe është nënshkruar në ora 10:00 në Podgoricë këtë të mërkurën e 3 gushtit, raporton Vijesti.

E menjëhershëm ka qenë reagimi i Partisë Social Demokrate e Malit të Zi, e cila ka njoftuar se do të nisë sot iniciativën për mocion mosbesimi ndaj Qeverisë malazeze, e udhëhequr nga Dritan Abazoviç.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, partia e presidentit malazez Millo Gjukanoviç, ka thënë se iniciativa është e hapur për të gjithë ata që mendojnë se Qeveria e Malit të Zi është treguar e papërgjegjshme ndaj interesave nacionale.

“Marrëveshja e nënshkruar sot, e cila është në kundërshtim me Kushtetutën e Malit të Zi, do të pezullohet menjëherë pas ardhjes në pushtet të Qeverisë së re”, thuhet në postim, raporton Vijesti.

Të fundit

Aktuale