Jetesë & Stil

Tuna dhe Dafina i dedikojnë fjalët më të mira njëra-tjetrës


Tuna dhe Dafina Zeqiri - Artiste

U bë kohë që kur këngëtarja shqiptare, Dafina Zeqiri, ka paralajmëruar albumin e saj të ri, “Dafinë moj”, publikimi i të cilit akoma mbetet enigmë për fansat dhe publikun.

Kopertina e albumit “Dafinë Moj”.

Deri më tani, Dafina, ka zbuluar vetëm këngët e albumit, ndërsa vëmendjen e morën edhe artistët me të cilët ajo ka vendosur të bashkëpunoj. Por, ndër të gjithë, më e komentuara ishte këngëtarja nga Maqedonia e Veriut, Altuna Sejdi, e njohur si – Tuna.

Altuna Sejdi – Tuna

Madje, kjo e fundit ka publikuar një fotografi nga albumi në ardhje i Dafinës, ndërsa ka është shprehur falënderuese për bashkëpunimin mes tyre.

Fotografi e publikuar nga Tuna në Instagram.

“Nuk mund të isha më e emocionuar për këtë ribashkim pas një dekade. Të dua vajzë, Dafina Zeqiri”, ka shkruar Tuna në një postim të fundit të publikuar në llogarinë e saj të Instagram-it.

Dafina Zeqiri.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Zeqirit, ndërsa nuk ka hezituar të ripostojë imazhin e Tunës, duke i dedikuar anasjelltas disa fjalë.

Fotografi e publikuar nga Dafina Zeqiri në Instagram.

“Nuk mund të isha më e emocionuar për këtë ribashkim tonin. Të dua përgjithmonë”, iu përgjigj Dafina.

Kujtojmë se kënga e cila do ta sjellë Dafina Zeqirin bashkë me Tunën, titullohet “Sunny Hill”, dhe do të publikohet edhe me video klip.

Projekti mes dyshes pritet të korr sukses bazuar në video klipin e këngës “Vibe” që përfshinte bashkëpunim mes Dafinës, Tunës dhe rep artistit 2po2, e që ishte publikuar në vitin 2010.

Kjo është hera e parë që këngëtaret bashkojnë sërish forcat pas “armiqësisë” së tyre që zgjati për disa vite, ndërsa ato nuk ndiqnin njëra-tjetrën as në rrjete sociale.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore