Jetesë & Stil

Tuna bëhet nënë për herë të dytë


Këngëtarja e njohur shqiptare, Tuna, në një postim të bërë në Instagram, ka zbuluar se ka sjellë në jetë djalin e saj të dytë.

Artistja po ashtu ka bërë të ditur emrin e të porsalindurit, të cilin e ka pagëzuar me emrin “Zen”.

“Luta Zotin të më sjell në jetë një mashkull që do të më dojë gjithmonë. Ai më bekoi me dy djem”, ka shkruar këngëtarja në postim.

Pas Tunës ka reaguar edhe bashkëshorti i saj Patris Berisha, duke publikuar një foto në instastory me mbishkrimin “Mirë se vjen në jetë Zen”.

Vlen të përmendet se këngëtarja, ende është duke e shijuar suksesin e këngës “Amoni”.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore