Finalja e Carbao Cup mes Chelsea-t dhe Liverpool-it përfundoi pa gola, derisa u desh që të ekzekutoheshin penalltitë për të përcaktuar fituesin e kupës.
Në minutën e 119-të, trajneri i Chelsea-t, Thomas Tuchel, bëri një zëvendësim interesant, duke futur në lojë portierin Kepa Arrizabalaga, në vend të Eduard Mendy.
Kjo lëvizje e Thuchel-it erdhi pasi Kepa konsiderohet një ekspert i pritjes së penalltive, por pikërisht ai doli të jetë figura famëkeqe e bluve të Londrës.
Nga 10 penallti nuk i dështuan asnjëra prej skuadrave, derisa radha ishte që portierët të tregojnë aftësitë e tyre për të shënuar gola.
Kelleher i Liverpool-it nuk dështoi nga pika e bardhë, derisa Kepa e çoi topin mbi transversale.
Duke folur për Sky Sports pas ndeshjes, Tuchel arsyetoi futjen në lojë të Kepa-s, duke thënë se ai është më i mirë në mbrojtjen e penalltive
“Ne e bëmë më parë këtë lëvizje me Kepa-n, ai është pak më i mirë në pritjen e penalltive dhe kjo është arsyeja pse unë e mora vendimin”, tha Tuchel.
“Është e pazakontë që të 11 lojtarët duhet të gjuajnë, ai e bëri shumë shpejt. Ndonjëherë këto gjëra mund të kthehen kundër jush, por ju i bëni ato kur duhet të bëhen, jo pasi njerëzit mund t’ju gjykojnë”, shtoi Tuchel.
Tuchel kishte bërë këtë lëvizje edhe në Superkupën e UEFA-s të gushtit kundër Villarreal-it, me Kepa-n që priti një penallti për të ndihmuar Chelsea-n të fitonte ndeshjen.
“Ndihemi keq, por pa faj. Ne e morëm vendimin si herën e kaluar në një penallti, sepse Kepa po stërvitet me lojtarët për penallti në baza ditore dhe ata e dinë se sa i mirë është ai dhe ka më shumë kohë në stërvitje për ta bërë këtë, pasi që Mendy luan më shumë”, shtoi trajneri gjerman.
Sa i përket portierit Eduard Mendy, ai bëri një paraqitje fantastike, duke mbrojtur disa goditje shumë të forta të Liverpool-it gjatë ndeshjes.
Ai gjithashtu ia ka marrë vendin e titullarit Kepa-s, i cili mbetet portieri më i shtrenjtë në historinë e futbollit, kur u transferua nga Athletic Bilbao për shumën e 80 milionë eurove gjatë verës së vitit 2018.
Ndonëse spanjolli e ka humbur vendin e titullarit nga Mendy, ai ka thyer rekordin e ish-portierit Peter Cech, i cili ka pritur shtatë penallti për Chelsea-n.