Bota

Trump nënshkruan paketën financiare


Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, nënshkroi ligjin e ndihmave për lehtësimin e koronavirusit dhe financimin e qeverisë,të dielën, me 27 dhjetor, disa ditë pasi ai tha që do të vinte veton mbi projekt-ligjin të cilin e konsideroi si një “turp”.

Paketa e shpenzimeve përmban 900 miliardë dollarë të ndihmës ekonomike për individë dhe bizneset e shkatërruara nga pandemia, bashkë me 1.4 trilion dollarë të projektligjit për të financuar qeverinë për vitin fiskal 2021.

Trump kërkoi që Kongresi ta ndryshonte projekt-ligjin duke rritur ndihmën financiare për familjet amerikane që po vuajnë pasojat e pandemisë, nga 600 dollarë në 2,000 dollarë.

Vonesa bëri që rreth 14 milion njerëz të humbasin  përkohësisht përfitimet e papunësisë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore