SHBA/ Trump jep lamtumirën nga Presidenca: Do të luftoj gjithmonë për ju

SHFLETO
Vitjon Nina
20.01.2021 15:20
Loading Icons...

Donald Trump dha zyrtarisht lamtumirën e tij nga presidenca e SHBA-së. Ai u shoqërua me një helikopter ushtarak drejt një baze ku e prisnin disa njerëz të afërt, për fjalën e tij të lamtumirës.

“Ky është fundi i presidencës time”, tha Trump. “Shpresoj që të shihemi sërish së shpejti. Nuk do të qëndroj larg jush”, shtoi ai.

Trump vuri theksin në disa reforma që ka ndërmarrë gjatë katër viteve të tij të presidencës. Mbi të gjitha, më e suksesshmja sipas tij, reforma për ushtrinë dhe veteranët.

“Kemi pasur një pëlqyeshmëri ndër më të lartat ndër vite me veteranët”, deklaroi Trump. “Shpresoj të vazhdojë gjithçka siç po e lëmë”.

Përsa i përket taksave, Trump shpjegoi se administrata e tij “ka ulur taksat e amerikanëve në minimumin e mundshëm”. “Shpresoj që taksat tuaja të qëndrojnë kaq. Por nëse rriten, mos harroni se ju kam paralajmëruar”, tha Trump me nënqeshje.

Presidenti në largim foli dhe për pandeminë dhe gjetjen e vaksinës në kohë rekord. “Do të duheshin nëntë vite normalisht për ta gjetur. Ja dolëm për nëntë muaj. Kjo është fantastike”, tha Trump. “Do ta shihni se si rastet e reja dhe vdekjet do të ulen në mënyrë drastike muajt në vijim”.

Një fjalë të shkurtër mbajti dhe zonja e parë, Melania. “Ka qenë nder i madh për mua të shërbej në këtë rol. Ky është një vend i bekuar, një vend i bukur. Zoti e bekoftë këtë komb”, përmbylli ajo.

Çifti Trump do të shpërngulet në një nga rezidencat qeveritare për të ndjekur inaugurimin e presidentit të zgjedhur, Joe Biden. Kjo do të jetë hera e parë në 150 vite, ku një president nuk merr pjesë në inaugurimin e pasardhësit të tij./AlbanianPost.com