Lajme

Trump gjobitet sërish me 10 mijë dollarë për shkeljen e një urdhri zyrtar


Gjykatësi Arthur Engoron ka gjobitur ish-presidentin amerikan Donald Trumpin me 10 mijë dollarë për shkeljen e urdhrit zyrtar të heshtjes.

Ndryshe i quajtur “gag order”, nëpërmjet këtij urdhri një gjyqtar ndalon avokatët, palët ose dëshmitarët në një proces gjyqësor ose ndjekje penale në pritje të flasin për çështjen me publikun.

Gjoba vjen si pasojë e komenteve që Trump ka bërë më herët këtë të mërkurë të 25 tetorit kur u shfaq duke fyer nëpunësin e gjykatës.

Sakaq, Trump u ka thënë gazetarëve se Engoron është një “gjyqtar shumë partizan me një person që është shumë partizan i ulur pranë tij, ndoshta edhe më partizan se ai”.

Të premten e kaluar, një gjykatës i New York-ut gjobiti Trump-in me 5 mijë dollarë për shkeljen e një urdhri të tillë në gjyqin e tij për mashtrim civil.

Gjyqtari Engoron lëshoi fillimisht urdhrin kundër Trump, pasi ai bëri një postim në faqen e tij të mediave sociale Truth Social, ku përçmoi nëpunësin e gjykatësit.

Trump shkeli urdhrin kur bëri një koment tjetër për nëpunësin.

Postimi u fshi në rrjetet sociale, por mbeti në faqen e tij.

Ndërkaq, gjykatësi Engoron e kërcënoi Trump-in me më shumë gjoba dhe burgim të mundshëm nëse ai shkel sërish urdhrin.

Përpara urdhrit, Trump kishte bërë vazhdimisht sulme personale ndaj gjyqtarit dhe e kishte quajtur atë “të çmendur” dhe “gjyqtar mashtrues”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore