
Një automjet është dëmtuar pjesërisht pasi një sasi e vogël lënde plasëse ishte vendosur në të dhe është detonuar rreth orës 19:20 në fshatin Zallë të Krujës.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, mjeti ishte në pronësi të shtetasit L.T., i cili kishte parkuar pranë banesës së tij.
Dëmet sipas Policisë kanë qenë të vogla.
Ndërkaq, grupi hetimor po kryen veprimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Ndërsa, një sqarim ka ardhur, ku bëhet me dije se L.T., ishte një person me precedentë të mëparshëm penalë në fushën e narkotikëve.
Aktualisht, ai gjendej nën masën “Arrest shtëpie”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com