Lajme

Trieste: Sherr për motive pune, plagosen 8 kosovarë dhe shqiptarë


Mediat lokale në Trieste kanë raportuar për të shtëna nga një lokal, të shtunën e 4 shtatorit, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur tetë punonjës – kosovarë dhe shqiptarë – dhe njëri prej tyre është në gjendje të rëndë.

Paraprakisht nga dëshmitë, përflitet për një mosmarrëveshje pune.

Policia raporton se incidenti është regjistruar rreth orës 8 në rrugën “Carducci”, në qendër të Triestes.

Të shtënat u bënë jashtë një lokali të drejtuar nga kinezët në nyjën me rrugën “San Francesco”.

Pas një grindjeje fillestare, grupet, të përbërë nga njerëz të shumtë, gjithashtu u goditën dhe me objekte rrethanore.

Në ato momente, dikush prej tyre nxorri armën dhe qëlloi disa herë.

Policia dhe karabinierët mbërritën menjëherë në vendngjarje, sipas raportimeve të mediave.

Hetimet janë të koordinuara nga prokurorja në detyrë, Chiara De Grassi.

Fjala e dëshmitarëve

Për “Il Gazzetino” një nga dëshmitarët rrëfeu ngjarjen.

“Në një moment erdhi një furgon. Prej tij dolën më shumë njerëz dhe filluan të qëllonin”.

Në fillim, sipas tij, pati një përplasje me karrige dhe stola, të hedhura në ajër.

“Kam dëgjuar 5 deri në 7 të shtëna. Një person u shtri përtokë. E gjitha kjo gjë zgjati rreth dhjetë minuta”, thotë ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore