Ish-futbollisti i Juventus-it, David Trezeguet, ka bërë një parashikim interesant për Kupën e Botës që do të fillojë sot (e diele) në Katar.
Kampioni i Botës me Francën në vitin 1998 ka thënë se ylli i Milan-it, Rafael Leao, do të jetë protagonist në këtë kompeticion me kombëtaren e tij Portugalinë.
“Leao mund të jetë një nga protagonistët e Kupës së Botës. Ai është një lojtar pak më ndryshe se të tjerët. Është e vërtetë për momentin ai është vendimtar në ligë dhe më pak në Ligën e Kampionëve, por ai po rritet me hapa të shpejtë”, tha fillimisht Trezeguet.
“Më duket se bën mirë nëse kënaqet. Dhe nëse ai është duke u argëtuar, është fantastike të shihet, sepse ai nuk ka vështirësi në fushë, ai as nuk djersitet”, shoti ish-sulmuesi i Juventus-it.
Kujtojmë që Leao e kaloi shumë mirë gjysmën e sezonit të parë në Serie A me skuadrën e tij, Milan-in.
Ai ka shënuar shtatë gola dhe ka dhuruar nëntë asistime në 20 ndeshje në të gjitha garat me fanellën kuqezi.
Ndërkohë, Leao në sezonin e kaluar ishte shpallur lojtari më i mirë në ligën italiane, ku atë vit edhe Milan-i e fitoi titullin kampion.
23-vjeçari deri më tani numëron 11 ndeshje me kombëtaren e Portugalisë, por nuk e ka shijuar ende golin.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
SPAK firmos 9 masa sigurie, mes tyre 2 ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës
-
Dezinformimi dhe ndërhyrjet e huaja, Çuçi kërkesë Nikollës: Të krijohet një Komision i Posaçëm
-
Putini më i fortë se SHBA-të, kur flitet për shkëmbimin e të burgosurve
-
Gjilan: Afaristi u gjet i vdekur në bodrumin e banesës, kishte mbi 80 mijë franga me vete