Shqipëria

Tregtonin medikamente mjekësore kontrabandë, në pranga administratori dhe farmacistja


Është finalizuar me sukses operacioni policor i koduar “Medicaments”, ku si rezultat janë vënë në pranga administratori dhe farmacistja pasi mbanin në farmaci medikamente mjekësore të dyshuara të kontrabanduara,

Gjithashtu janë sekuestruar medikamente të ndryshme mjekësore, të dyshuara të kontrabanduara.

– E. H., 44 vjeç, administrator farmacisë dhe G. B., 27 vjeçe, me profesion farmaciste, akuzohen për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjerë”,  “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Ruajtja apo depozitimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale.

Gjatë kontrollit të ushtruar në farmacinë në administrim të shtetasit E. H. dhe  me farmaciste shtetasen G. B., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, sasi të konsiderueshme medikamentesh mjekësore, pa pullë fiskale nga Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore