Tre partitë kryesore në Shqipëri, ajo Socialiste, Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, janë regjistruar zyrtarisht për procesin e zgjedhjeve të pjesshme lokale të 6 marsit, ku garohet në gjashtë bashki të vendit.
E fundit në radhë për dorëzimin e formularëve regjistrues, ka qenë pala demokrate, e cila ka përmbyllur procedurën në orët e vona të 25 janarit.
Më herët, kanë qenë dy palët socialiste, ato të cilat bënë regjistrimin përkatës.
Bashkëngjitur me kërkesën për të qenë subjekte politike në 6 mars, të tre partitë kanë dorëzuar edhe emrat për anëtarë të Komisioneve Zonale të Administrimit Zgjedhor.
Sakaq, pritet ende nëse lëvizja e ish-kryeministrit, Sali Berisha, do të futet e mëvehtësuar në 6 mars apo në koalicion me ndonjë forcë tjetër politike, ku më e mundshmja është një marrëveshje me LSI-në. Një prej opsioneve, mbetet po ashtu të ketë thjesht konkurrim të kandidatëve si të pavarur.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Vengu pret gjeneralin Cavoli, për modernizimin e FA-ve dhe mbështetjen ndaj Ukrainës
-
Skandali i Wisdom, reagon Kushi: Nuk kam shkëmbyer asnjëherë dhurata
-
Hoxha në takimin e Procesit të Berlinit kërkon shkëmbimin e të dhënave mbi flukset migratore në Ballkan
-
Mbrojtja e të dhënave personale në sektorin shëndetësor: Investim në sisteme që garantojnë sigurinë