Këngëtarja britanike Adele përveç zërit dhe këngëve të saj, së fundmi ka tërhequr vëmendjen edhe me pamjen e saj, pasi vitet e fundit ka humbur 45 kilogramë.
Ndërsa fansat e saj janë të ndarë në grupe dhe nuk mund të pajtohen nëse ajo ishte më e bukur me kilogramët e tepërt apo tani, Pete Gerasimo, ish-trajneri i Adelës, tregon sekretet e humbjes së peshës.
Ai ka punuar me këngëtaren për katër vite, derisa ajo u shpërngul në Amerikë dhe në një intervistë për Insajderin, ai ndau këshilla që mund të ndihmojnë të tjerët.
Sipas tij, gjëja më e rëndësishme në një udhëtim fitnesi është të mos nxitoni procesin.
“Këshilla ime kryesore për të gjithë ata që duan të bëjnë ndryshime të shëndetshme është të jenë plotësisht të përkushtuar ndaj të gjithë procesit dhe mbi të gjitha të kenë durim. Rezultatet e shpejta janë zakonisht kalimtare. Kurse ato të ngadalta dhe graduale zakonisht zgjasin më shumë”, tha ai.
“Gjithçka që duhet është besimi në veten tuaj që mund ta bëni, qëndrueshmëri në veprimet tuaja dhe disiplinë në rutinën tuaj”, tha ai, duke zbuluar tre faktorë kyç, të cilët i përdori gjithashtu kur stërvitet me Adelën.
“Një plan diete të ekuilibruar dhe gjithëpërfshirëse; ushtroni rregullisht, përshpejtoni rrahjet e zemrës, dilni nga zona juaj e rehatisë dhe bëni gjumë të mjaftueshëm të qetë për të ndihmuar trupin dhe mendjen tuaj të rikuperohen”, ishin këshillat që ndau ai.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Feudalizmi i Futbollit: 12 Klube që Flasin Me Zë, Por Pa Mend dhe pa menduar
-
Qeveria miraton indeksimin e pensioneve, përfitojnë rreth 800 mijë pensionistë
-
Një komision ‘ursulacentrik’ me Francën dhe Spanjën si satelitë
-
Papunësia në BE vetëm 6 për qind, në Kosovën e LVV-së 4 për qind: Një diferencë e vogël – një propagandë e madhe