
Është goditur nga Policia e Lezhës një rast i shkeljes së pronësisë industriale, ku një person është proceduar, pasi transportonte veshje të firmave të ndryshme, pa deklaratat e origjinave dhe pa fatura tatimore.
Janë sekuestruar në këtë aksion 1 mijë e 563 veshje sportive me vlerë totale rreth 2 milionë lekë.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike-Financiare kanë referuar materialet hetimore në Prokurori për fillimin e procedimit penal ndaj shtetasit F. Ll., 44 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagim i taksave dhe tatimeve”.
Ky shtetas, në fshatin Rrasfik, Mirditë, në rrugë, është konstatuar dhe ndaluar nga shërbimet e Policisë me automjetin e tij tip “Benz”, ku pas kontrollit të mjetit iu gjetën 1 mijë e 563 pako me veshje të firmave të ndryshme, për të cilat nuk dispononte asnjë dokument mbi origjinën e tyre si dhe as faturë tatimore përkatëse. Vlera totale e mallrave të sekuestruar është rreth 2 milionë lekë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Integrimi i Shqipërisë në BE do të jetë rekord, falë Mira Muratit dhe Inteligjencës Artificiale
-
Njësia Speciale Intervenuese proteston sërish të shtunën, i bashkohet edhe Sindikata e Policisë së Kosovës
-
Fitore për Andrew Tate, gjykata vendos se ai mund të lëvizë lirisht brenda Rumanisë
-
Konjufca: Qasja e BE-së për zbatimin e marrëveshjeve Kosovë – Serbi s’dërgon në rezultate, problemi qëndron tek kush i pari e bën hapin