Transformimi i Zac Efron në filmin “The Iron Claw” vazhdon të bëjë përshtypje

SHFLETO
Labinot Nimani
08.11.2023 9:59
Loading Icons...

Fansat e aktorit amerikan, Zac Efron mbetën të befasuar me fytyrën e tij të çuditshme gjatë një intervistë të re që ai bëri për mediumin, Entertainment Weekly.

Aktori po bënte një intervistë promovuese me revistën për filmin e tij të ardhshëm “The Iron Claw” – i cili ka të bëjë me jetën e mundësit profesionist Kevin Von Erich dhe familjes së tij.

Aty, Zach, 36 vjeç, u pa me nofullën e tij më të plotë dhe transformimin e fytyrës – diçka që ai e shpjegoi në vitin 2022 – duke zbuluar se ishte rezultat i nofullës së tij të copëtuar pasi ai theu mjekrën e tij në një shatërvan graniti.

Fansat u shfaqën të shokuar me paraqitjen e tij në intervistën e re, e cila u publikua të hënën e 6 nëntorit, shkruan DailyMail, transmeton AlbanianPost.

“Çfarë ndodhi me fytyrën e tij?”, shkroi një fans, ndërsa një tjetër e cilësoi si “të bezdisshme” paraqitjen e tij të re, duke iu referuar fytyrës së tij si “e madhe”.

Të tjerë e krahasuan atë me personazhe si Thanos në “Avengers” dhe madje shkuan aq larg sa të emëronin Princin Farquaad nga Shrek.

Fansat e tjerë u kujtuan të gjithëve nofullën e tij të mëparshme.

Tani dhe dikur, Zac Efron.

Në vitin 2022, Zac u shfaq në kopertinën e revistës “Men’s Health” dhe shpjegoi se çfarë ndodhi me fytyrën e tij – pasi thashethemet për operacione plastike qarkulluan që nga viti i kaluar.

Në intervistën e tij, Zac zbuloi se kishte një aksident të keq në shtëpi që i shkaktoi një transformim masiv në fytyrën e tij.

Ylli kujtoi se si i rrëshqiti një palë çorape ndërsa vraponte në shtëpinë e tij – duke e bërë atë të përplaste mjekrën e tij në një shatërvan graniti.

Zac tha se kur ai u plagos, muskujt masazhues në pjesën e brendshme të fytyrës dhe nofullës së tij më pas ‘kompensuan’ për dëmtimin e tij duke i bërë ata të rriteshin në madhësi – prandaj transformimi i tij i jashtëzakonshëm.

Ai thotë se kjo shpjegon pse dukej kaq ndryshe në atë kohë.

Ylli i “High School Musical” pohoi gjithashtu se nuk e dinte se ai ishte një pikë e madhe bisede në mediat sociale dhe në fakt ishte bërë virale për nofullën e tij me pamje të ndryshme, derisa nëna e tij i telefonoi për të pyetur nëse ai kishte hyrë nën thikë.

Tanimë, Zac transformoi trupin e tij për rolin e Kevin Von Erich në filmin e ardhshëm “The Iron Caw”.

Ai luan me Jeremy Allen White, Harris Dickinson dhe Stanley Simons si vëllezër që u bënë yje të mëdhenj të mundjes në vitet 1970 – përpara se të përballeshin tragjedi pas tragjedie.

“The Iron Caw” shfaqet në kinema më 22 dhjetor.