
Njoftimi i transferimit të Julian Draxler te Al Ahli ka ndezur zilet e alarmit në UEFA. Gjermani është lojtari i tretë i PSG-së që largohet drejt Katarit këtë verë, duke sjellë në total 85 milionë euro për klubin parisien.
E gjithë kjo në një kohë kur klubi francez kishte nevojë për shitje të mëdha për të balancuar buxhetin dhe për të shmangur shkeljen e Fair Play Financiar.
Nisur nga afërsia mes Katarit dhe PSG-së dhe fakti që klubi francez është në pronësi të “Qatar Sports Investments” organi më i lartë europian ka vendosur të hapë një hetim për të vlerësuar vlefshmërinë dhe drejtësinë e këtyre transferimeve.
Sipas “L’Equipe”, UEFA mund t’i ngrijë këto shuma në mënyrë që të mos llogariten në llogaritë e tyre, si dhe të përballet me një sanksion të mundshëm.
Gjermani ndjek hapat e Marco Verratti-t dhe Abdou Diallo në Katar. Largimi i italianit ishte ai që ngjalli më shumë dyshime.
Javier Tebas, kreu i La Liga-s spanjolle ishte ndër të parët që reagoi ashpër, duke denoncuar praktikat e PSG-së.
“Ne mund të bëjmë si Franca, e cila nuk kontrollon PSG-në, ndërsa shet Marco Verratti-n në Katar për më shumë se 40 milionë euro, ose nuk e di sa. Mund ta bëjmë edhe këtë, të gjejmë një vend satelit për të blerë lojtarë nga ne, një fitim të madh dhe më pas blejmë të gjithë lojtarët që duam. Nuk mendoj kështu”, ka komentuar shefi i La Liga-s.
Këto transferta do të shqyrtohen nga Komisioni i Kontrollit Financiar, megjithëse për veprime ndëshkuese duhet të tregohet se blerësi dhe shitësi janë shumë të afërt.
Në të kaluarën, marrëveshjet e sponsorizimit midis kompanive të Katarit dhe klubit të kryeqytetit francez tashmë janë shqyrtuar nga UEFA si “palë të lidhura”.
Draxler ishte i fundit që u largua për në Katar në një marrëveshje që i ka dhënë skuadrës parisiene 20 milionë euro.
Ai është lojtari i tretë i PSG-së që e bën këtë pas Verratti dhe Diallo në një treg të vetëm. Italiani e bëri për 50 milionë euro, ndërsa francezi për 15 milionë euro duke bërë gjithsej 85 milionë euro.
Transferimi i gjermanit vjen pas raportimeve të javës së fundit se ai nuk do të nisej për në Katar për shkak të problemeve personale.
Ditë më vonë, çështja duket se është zgjidhur pasi Draxler kaloi testet mjekësore në Doha të shtunën dhe nënshkroi për klubin e tij të ri Al Ahli për dy sezone.
Tre lojtarë që ishin përjashtuar nga Luis Enrique dhe ishin lënë jashtë skuadrës në parasezon. PSG kishte arritur të shesë lojtarë të cilët nuk i kishin llogaritur për shuma të konsiderueshme.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Dita më krenare në historinë e marrëdhënieve ndërkombëtare të Shqipërisë, thotë Rama
-
Policia vijon operacionin “Tempulli”, arreston një tjetër shtetas në Tiranë
-
Princi i Kurorës thotë se Arabia Saudite po i afrohet normalizimit të marrëdhënieve me Izraelin
-
Escobar: Lajçak-u nuk do të largohet, dialogu nuk do të largohet