Shqipëria

Tensione në Komisionin Hetimor për të dhënat e TIMS, deputetët socialistë largohen nga salla


Mbledhja e radhës e Komisionit Hetimor mbi trajtimin e të dhënave të sistemeve TIMS ka nisur mes debatesh.

Kanë qenë deputetët e Partisë Socialiste që janë ngritur dhe janë larguar nga salla teksa kërkesës së tyre nuk iu është përgjigjur kryetari i komisionit Ervin Salianji.

Toni Gogu, deputet i PS-së, u përplas me Salianjin, teksa i tha se nuk ka lexuar vendimin e gjykatës.

“Ju me vendimin e gjykatës kushtetuese në duar si puna e atij arbitrit që se pa penalltinë e gjermanëve në kampionat dhe do të ishte njësoj sikur ai t’i lexonte trupës së gjyqtarëve të tjerë se si jepen penalltitë”, ka thënë Gogu drejtuar Salianjit.

Po ashtu ai ka vijuar duke thënë se “ju se keni lexuar fare vendimin, ju nuk respektoni rregulloren e Kuvendit sepse ka një trup të përcaktuar qartë që shqyrton vendimin e Gjykatës Kushtetuese”.

“Nëse ligji do ishte në kundërshtim me Kushtetutën do të ishte shfuqizuar”, ka shtuar ai.

Nga ana tjetër, Salianji iu drejtua anëtarëve të PS-së në komision, duke iu thënë se janë “duke kërcyer përpjetë, pasi janë të shqetësuar nga mali i paligjshmërisë”.

“Ju keni shkelur kushtetutën me radhë në këtë komision për tu bërë mbrojtje e paligjshmërisë”, ka thënë ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore