Jetesë & Stil

Trajtimi i fytyrës pas plazhit


Plazhi është një mënyrë shumë e mirë për të kaluar ditën, por pas tij, lëkura fillon të shfaqë probleme, pavarësisht kujdesit që keni treguar me kremra apo vajra mbrojtës.

Ja cilat janë tri rregullat, të cilat duhet t’i zbatoni menjëherë pas një dite në plazh.

Dushi dhe scrub-i

Dielli dhe rëra i kanë bërë dëm lëkurës. Shtresat e kremit njëra pas tjetrës e kanë ngarkuar lëkurën, kripa nga uji i detit po ashtu. E para gjë, sapo të shkoni në shtëpi, është dushi dhe pastrimi i fytyrës me scrub.

Maskë hidratuese

Maska me luleshtrydhe dhe me kos është ideale për hidratimin e fytyrës pas plazhit. Luleshtrydhe me kos për dhjetë minuta është zgjidhja e duhur.

Krem kundër djegieve

Pas një dite plazhi, me gjithë mbrojtjen që i keni bërë fytyrës, ajo duket e skuqur. Megjithatë, duke përdorur maskën dhe më pas kremin kundër djegieve, lëkura do të zbutet dhe do të neutralizohet. Kosi është gjithmonë aleat i mirë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore