Sport

Trajneri i Leipzig: Gvardiol nuk do të largohet nga klubi


Trajneri i RB Leipzig, Marco Rose, po lobon te klubi që të mbajë Josko Gvardiol këtë verë, pavarësisht dëshirës së qendërmbrojtësit për të kaluar në Premier League.

Gvardiol, 21 vjeç, i tha The Times se ai dëshiron të transferohet në Angli pasi më parë ishte afër bashkimit me Leeds United dhe Chelsea në fillim të karrierës së tij.

Megjithatë, Rose është i bindur se ai dëshiron të mbajë ndërkombëtarin kroat, i cili ka një klauzolë lirimi prej 100 milionë euro në kontratën e tij që do të aktivizohet në fund të sezonit të ardhshëm.

“Josko Gvardiol do të jetë lojtar i RB Leipzig edhe sezonin e ardhshëm”, tha Rose. “Unë jam trajneri dhe këtë po e kërkoj. Ai është i lumtur këtu. Ai tha se dëshiron të luajë në Premier League, por nuk tha se kur”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore